5 arsye pse këtë ushqim duhet ta hani për çdo ditë

  • 11 June 2020 - 15:06
5 arsye pse këtë ushqim duhet ta hani për çdo ditë

Nëse nuk jeni adhurues i ushqimeve me lëvozhgë të fortë, do të duhej të ishit. Marrë parasysh se çfarë efekti kanë në shëndetin tuaj, në menynë tuaj duhet të shtoni bademin. Janë përplot me proteina, të shëndetshëm për zemrën, kanë pak kalori, posedojnë yndyra të dobishme dhe ndihmojnë të humbni në peshë dhe parandalojnë mbipeshën. Në vazhdim kuptoni sa i shëndetshëm që është.

Biotina

tërheq 'derivate' nga ushqimi, përkatësisht energjinë, e cila ju nevojitet që organizmi të punojë si duhet. Biotina po ashtu është meritor për flokë të shëndetshëm dhe thonj të fortë.

Vitamina E

ndihmon në prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut, përmban antioksidues dhe parandalon dëmtimin e qelizave trupore. B12 - kjo vitaminë përmirëson punën e metabolizmit dhe sistemit të mesëm të trurit.

Magnezi 

i furnizon zemrën, veshkat dhe mëlçinë, dhe ndihmon edhe në aktivizimin e enzimave dhe ju dhuron energji shtesë.

Fibra 

Ju ndihmon që të ndiheni më të 'gjallë' dhe e përmirëson punën e sistemit të tretjes, që në masë të madhe është e rëndësishme për peshën trupore.

(Kosova Sot Online)