Ekstraktet e farave të rrushit shkatërrojnë qelizat kancerogjene që janë rezistente ndaj kimioterapisë

  • 15 June 2020 - 15:14
Ekstraktet e farave të rrushit shkatërrojnë qelizat kancerogjene që janë rezistente ndaj kimioterapisë

Dihet se sa më shumë që kanceri të përparojë, aq më pak efikase është kimioterapia. Por, studimet e fundit tregojnë se pikërisht efekt të kundërt kanë ekstraktet e farave të rrushit: sa më shumë që ka përparuar kanceri, aq më fort këto ekstrakte ndikojnë në shkatërrimin e tij. Studimi vërteton se ekstraktet e farave të rrushit për qëllim kanë goditjen e qelizave kancerogjene që janë shndërruar në rezistente për kimioterapinë, e me këtë rast mbrojnë qelizat e shëndetshme. Jo vetëm se nevojiten gjithnjë e më pak ekstrakte për vrasjen e qelizave, por këto ekstrakte janë në gjendje të vrasin ato qeliza që janë rezistente ndaj ilaçeve. Molly Derry, mjeke nga universiteti në Kolorado, zbulon: "Nevojitet më pak se gjysma e përqendrimit të ekstrakteve për thyerjen e rritjes së qelizave dhe shkatërrimin e 50 për qind të tyre. Qelizat e kancerit në zorrë të trashë mund të kenë më shumë se 11.000 mutacione gjenetike - dallim në krahasim me ADN e qelizave të shëndetshme".

Kimioterapitë tradicionale mund të prekin një mutacion të caktuar, por me përparimin e kancerit më shumë mutacione ndodhin. Këto ndryshime mund të sjellin në rezistencën e kancerit në kimioterapi. Përkundër kësaj, shumë substanca joaktive në ekstraktet e farave të rrushit mund të prekin disa mutacione. Sa më shumë mutacione të kancerit të ketë, ekstraktet janë më efikase. Ky studim ishte kryer nëpër laboratorët e universitetit në Kolorado dhe është publikuar në revistën shkencore "Cancer Letters". Hulumtimi është bërë në qelizat e kancerit të zorrës së trashë, e jo në qenie të gjalla dhe kjo pikërisht është ajo që mahnit. Hulumtimet e hershme kanë dokumentuar se farat e rrushit e shkatërrojnë kancerin, por ky studim e ka zbuluar mënyrën e mundur se si kjo ndodh. Ekstraktet e farave të rrushit në mënyrë efikase shkatërrojnë qelizat e kancerit edhe në fazat e vona të tij, pa shkatërruar qelizat e shëndetshme.

MOLLY DERRY THEKSON

"Tash e një kohë e dimë se substancat bioaktive nga farat e rrushit në mënyrë selektive qëllojnë shumë lloje të qelizave të kancerit. Ky studim tregon se shumë mutacione, të cilat mundësojnë që qelizat e kancerit në zorrë të trashë të krijojnë metastazë dhe i mbijetojnë terapive tradicionale, i bëjnë sidomos të ndjeshme ndaj tretmanin me ekstrakte të farave të rrushit". Përmes studimeve është vërtetuar se përbërësit aktivë resveratrol, i cili gjendet në farat dhe lëkurën e rrushit, ka shumë efekte pozitive ndaj shëndetit të njeriut.

(Kosova Sot Online)