Si t'i njihni simptomat e goditjes nga të nxehtit

  • 16 June 2020 - 15:03
Si t'i njihni simptomat e goditjes nga të nxehtit

Nëse i ndjeni disa nga këto simptoma, atëherë detyrimisht duhet t'i lajmëroheni mjekut.

NGËRÇE NGA TË NGROHTIT

Këto ngërçe zakonisht lajmërohen në hapësirat e këmbëve dhe të duarve, e si pasojë e djersitjes së tepërt vjen deri te humbja e elektroliteve (kripës) nga organizmi i njeriut. Në këtë gjendje mund t'ju ndihmojnë pijet sportive, shtrirja dhe masazhi e duarve dhe e këmbëve.

PLOGËSHTIA NGA TË NGROHTIT

Përcillet me dhimbje koke, mundime dhe të vjella, marramendje. Të gjitha këto shfaqen si pasojë e dehidrimit gjatë motit të nxehtë dhe kur nuk mundni ta ulni temperaturën e trupit. Konsumoni ujë. Në fytyrë dhe në trup vendosni kompresa të ftohta. Qëndroni para ventilatorit apo para ajrit të kondicionuar.

GODITJA NGA TË NGROHTIT

Ndodh atëherë kur sistemi i ftohjes së organizmit tuaj "fiket" dhe mundet të shkaktojë huti, humbje të vetëdijes e në disa raste të rënda shkakton edhe komë. Më së miri do të ishte që përnjëherë t'i lajmëroheni mjekut.

(Kosova Sot Online)