Gjethet e vishnjave, ideale për bukuri dhe shëndet

  • 18 June 2020 - 15:03
Gjethet e vishnjave, ideale për bukuri dhe shëndet

Vsishnjat janë burim i shkëlqyeshëm për vitamina dhe minerale dhe kanë ndikim të mirë në krejt organizmin. Luajnë rol të rëndësishëm në ruajtjen e bukurisë, sugjerohen për shërim të shpejtë pas operacionit. Pos frutave të freskëta, çaji nga gjethet e tyre ndihmon te largimi i rërës nga kanalet urinave, sëmundjet e veshkave dhe kolla kronike.

RECETA

Një lugë me gjethe të tharë e të imtësuar të vishnjave dhe një lugë me lule të tharë të kantarionit i vendosni në enë dhe i derdhni te tri gota birrë të ngrohtë. Këtë përzierje e vloni shumë, e më pas e lini në zjarr të qetë për 30 - 40 minuta. Kur të jetë ftohur, e kulloni dhe merrni nga dy lugë, tri herë në ditë pas ushqimit. Ky ilaç ndikon në shërimin e mëlçisë. Po ashtu veproni edhe me gjethet e thara të vishnjave. Imtësoni dhjetë gjethe të thara dhe lini në enë, duke shtuar edhe 300 mililitra ujë. Vloni çajin për 30 minuta. Pini një të katërtën e gotës me çaj tri herë në ditë.

(Kosova Sot Online)