Vaji i mentës për zbutje të problemeve të ndryshme

  • E.K /
  • 19 June 2020 - 15:06
Vaji i mentës për zbutje të problemeve të ndryshme

Menta mund ta përmirësojë jetën tuaj, kur bëhet fjalë për ushqimin, por edhe për shëndetin, pohojnë shërbimet gjermane për analiza dhe informata të ushqimit,të ushqyerit dhe agrikulturës. Menta u jep të gjitha llojeve të ushqimeve aromë të freskët pa marrë parasysh se a shtohet në pije, ëmbëlsira apo gjella të shijshme. Vajrat eterike mentën e bëjnë veçanërisht efikase, fletët e saj përmbajnë shumë eukaaliptol dhe mentol.

Vaji zbut ngërçet në lukth, ndikon në reduktimin e dhimbjeve të kokës dhe mënjanon problemet me tretjen. Por aplikimi i tepërt mund të ketë ndikim negativ në organizëm. Sasia e madhe e eukaliptolit nuk ndikon mirë në mukozën e lukthit. Më shumë se tre filxhanë me çaj të mentës në ditë janë të tepërt për organizmin pohojnë ekspertët. Shija e freskët e fletëve të mentës shkon mirë me sallata, perime, mish qengji, mish të bluar, patate, pemë me kokrra të kuqe, çokollatë dhe ëmbëlsira nga produktet e qumështit. Ekspertët thonë se fletët e freskëta të mentës e humbin shpejtë aromën dhe për këtë arsye ushqimeve u shtohen pas, e jo gjatë kohës së përgatitjes.

(Kosova Sot Online)