Pa asnjë pikë djersë: 6 fshehtësi për stomak të rrafshët

  • E.K /
  • 27 qershor 2020 - 10:12
Pa asnjë pikë djersë: 6 fshehtësi për stomak të rrafshët

Jo, nuk keni nevojë pse të ushtroni aq shumë. Nutricistët zbulojnë fshehtësi të ushqimeve me vlerë me ndihmën e të cilave stomaku do t'ju duket thuajse porsa keni dalë nga palestra

1. Shmangni kripën, ushqimin e gatshëm, sheqerin dhe alkoolin.

2. Në mëngjes pini një gotë ujë me lëng limoni, e për kafjall përkujdesuni të merrni sasinë e duhur me proteina.

3. Arrat, lajthitë dhe farat janë ideale për zamra, sepse përmbajnë antioksidues dhe nxitin "rrafshimin" e stomakut.

4. Për drekë keni nevojë për ushqimet së veprojnë si probiotik, të cilat do të bëjnë që sistemi juaj tretës të punoj butë dhe me këtë do të ndikojnë të keni stomak të rrafshët. Shpargujt janë ideal për diçka të tillë, por mund të hani edhe llojet tjerat perimeve, por mbajuni rregullave, pa kripë dhe sheqer.

5. Për zamrën e pasdites merrni artiçokun. Kanë efekt qetësues, e ndihmojnë edhe te problemet në stomak. 6. Gjethet e luleradhiqes i ndihmojnë trupit tuaj që të heq qafe lëngjet shtesë,e me këtë edhe ju do të "shfryheni".

(Kosova Sot Online)