Përmirësoni shëndetin tuaj duke iu bërë masazh këtyre 6 pikave të ndjeshme në shputën e këmbës

  • E.K /
  • 01 korrik 2020 - 15:26
Përmirësoni shëndetin tuaj duke iu bërë masazh këtyre 6 pikave të ndjeshme në shputën e këmbës

Nëpër gjithë trupin tuaj ekzistojnë me miliarda nerva. Thuhet se stimulimi i tyre mund të ketë ndikim të madh në shëndetin e përgjithshëm të njeriut. Ky stimulim mund të bëhet duke iu bërë masazh apo presion në përfundimet e këtyre nervave. Sipas refleksologjistëve të shputave, ekzistojnë disa pika kyçe të ndjeshme në shputën e njeriut, që kanë të gjitha llojet pozitive në qarkullimin e gjakut dhe në nivelin e hormoneve.

Po ashtu, thuhet se ndikojnë mirë në pakësimin e nivelit të stresit dhe të pagjumësisë. Ata që e praktikojnë thonë se masazhi apo presioni në pika të caktuara ndikon kundër dhimbjes, stresit, gurëve në veshka dhe diabeti, e madje edhe te osteoartriti! Në vijim ju paraqesim disa pika të ndjeshme në shputën e këmbës që mund t'jua përmirësojnë jetën, duke stimuluar pika të thjeshta.

GISHTI I MADH A

ëndërroni të keni trup më vital dhe më të hollë? Krejt çfarë duhet të bëni është masazhi në gishtin e madh. Në bazë të ekspertëve, duke e bërë këtë ndihmoni veten në reduktimin e oreksit. Kështu, herën tjetër kur ju shkon lëng për goje për një hamburger e dini çfarë duhet të bëni.

BAZA E GISHTIT TË MADH

Të gjithë pëlqejnë të bëjnë banjë, apo të dëgjojnë muzikë, sepse kjo i liron nga stresi. Por, a jeni të vetëdijshëm se bërja masazh e bazës së gishtit të madh mund të ndihmojë në pakësimin e tensionimeve dhe të presionit? Puna më e mirë pas masazhit të kësaj pjese është se nuk do të jeni në stres, do të keni gjëndra të shëndetshme tiroide.

QENDRA E SHPUTËS SUAJ

Një tjetër punë që mund të bëni për ta hequr qafe stresin është stimulimi i shputës qendrore, pasi që të gjitha nervat grumbullohen dhe përfundojnë aty. Sipas ekspertëve të kësaj fushe, kjo ju ndihmon të jeni më të relaksuar e po ashtu e përmirëson edhe frymëmarrjen. Kjo për faktin se ka ndikim të dobishëm në diafragmë dhe në muskujt që lehtësojnë frymëmarrjen.

PJESA QENDRORE E GISHTIT TË MADH

Duke e stimuluar këtë pjesë po ashtu do të keni ndikime pozitive në gjëndrat e hipofizës. E quajtur edhe si gjëndra kryesore, kjo strukturë në trurin tuaj është përgjegjëse për gjëndrat e tjera në trup. Një mënyrë e thjeshtë për ta normalizuar nivelin tuaj të hormoneve është bërja masazh në pjesën qendrore të gishtit të madh.

PJESA PRANË THEMBRËS

Ekspertët thonë se bërja masazh në këto pjesë, pranë thembrës, ndihmon në heqjen e substancave helmuese të akumuluara brenda jush. Kjo për faktin se kjo zgjedhje stimulon sistemin sekretues të trupit. Bëjeni këtë rregullisht si dhe konsumoni sa më shumë pemë dhe perime.

PJESA E BRENDSHME E SHPUTËS

Ndiheni gjithmonë të lodhur dhe të topitur? Ndoshta vetëm duhet të stimuloni gjëndrat tuaja të brendshme që sekretojnë adrenalinë. Në mënyrë që trupi juaj të jetë i mbushur me energji, provoni të bëni masazh në pjesët e brendshme të shputës, pasi që sipas ekspertëve, këto pjesë posedojnë nervat që ndërlidhen me gjëndrat e adrenalinës.

(Kosova Sot Online)