Përzierja shtëpiake që shëron kollën

  • A.P /
  • 05 July 2020 - 08:58
Përzierja shtëpiake që shëron kollën

Kur ta ndjeni se po ju thahet fyti, keni kollë, në vend të ilaçeve përcaktohuni të përgatitni ilaçin natyral.

SHURUPI NGA MJALTI, QEPA DHE HUDHRA

Kombinoni gjysmë gote të mbushur me mjaltë dhe një gjysmë gotë ujë të vakët. Aty shtoni edhe qepën e copëtuar dhe thelbin e hudhrës. Mund të shtoni pak organo dhe ta lejoni të qëndrojë gjatë natës, në temperaturë të dhomës. Përzieni përbërësit para përdorimit dhe e përdorni si shurup.

PSE FUNKSIONON?

Mjalti, qepa dhe hudhra natyrisht njihen si përbërës kundër mikrobeve. Mjalti po ashtu vepron si qetësues, që do të thotë se relakson kollën dhe e zbut fytin. Nëse nuk e vloni përzierjen, do t'ia mundësoni vete që të furnizoheni me përbërës kundër mikrobeve. Përfundimisht, nëse shtoni bimët, si organo, do të keni edhe më shumë dobi antibakteriale. Këshillë: Nëse nuk mund të prisni gjatë natës që të qëndrojë shurupi, prisni që përzierja që qëndrojë për pesë deri në dhjetë minuta, derisa të zbuten qepët. Megjithëse do të humbni disa dobi, deri të shkoni në shtrat do të ndjeni efektet qetësuese. 

(Kosova Sot Online)