Çaji efikas kundër qindra sëmundjeve

  • E.K /
  • 03 korrik 2020 - 15:10
Çaji efikas kundër qindra sëmundjeve

Oleuropeina është përbërësi aktiv që gjendet në gjethet e ullirit, i cili ka veti të madhe terapeutike. Edhe pse ulliri, fryti pra, është pjesa më e preferuar e bimës së ullirit, edhe gjethet e kësaj bime janë shumë të dobishme. Gjethet e ullirit ndihmojnë në luftimin e qindra sëmundjeve të shkaktuara nga mikrobet, sikur që janë: gripi, meningjiti, hepatiti B, kallja e mushkërive, gonorreja, urdhja, infektimet e rrugëve urinore, etj.

RECETA PËR ÇAJ

Për një filxhan çaji prej 2-3 dcl nevojiten 15-20 gjethesh të thara të ullirit. Në ujin e vluar shtoni gjethet e ullirit dhe zieni edhe 2-3 minuta. Lërini gjethet që të qëndrojnë në ujë edhe 10 minuta dhe më pas largoni ato. Çajin mund ta pini të ftohtë, apo të nxehtë, me mjaltë, limon, apo pa asgjë. Ky çaj duhet të pihet çdo ditë, në mënyrë që ta vëreni përmirësimin. Çaji në fjalë preferohet që të pihet edhe si preventivë, për parandalimin e sëmundjeve të përmendura.

(Kosova Sot Online)