Ja çka përmirëson qarkullimin e gjakut

  • E.K /
  • 03 July 2020 - 15:13
Ja çka përmirëson qarkullimin e gjakut

Dështimi i zemrës dhe sëmundjet e saj shkaktojnë vdekjen e shumë njerëzve në botë. Për këtë shkak, ushqimet që e përmirësojnë qarkullimin e gjakut kanë rëndësi të madhe.

MURRIZI

Murrizi është i mrekullueshëm për parandalimin e angjinës, shtypjes së lartë të gjakut, problemeve me tretje, dështimit të zemrës, si dhe arterosklerozën. Janë vetitë antioksiduese të tij që e stimulojnë qarkullimin e gjakut dhe forcojnë enët e gjakut. Murrizi është parë që largon apo zbut simptomat e shkaktuara nga sëmundjet kronike të zemrës.

'LEONURUS CARDIACA'

Bëhet fjalë për një bimë e cila ka veti të vogla sedative dhe ndihmon në ruajtjen e shëndetit të zemrës. Për këtë shkak, kjo bimë preferohet me të madhe nga mjekët e tërë botës. Kur pacientët ankohen për palpitacione të zemrës dhe për dhembje në gjoks, atëherë atyre ju jepet kjo bimë. Në formë toniku, kjo bimë ndihmon në ruajtjen e shëndetit të zemrës.

KAKAOJA

Ekstrakti i kakaos është i mrekullueshëm për përmirësimin e shtypjes së gjakut në organizëm. Ai është një burim i mirë i magnezit, mineral i cili zvogëlon efektet e stresit në organizëm. Radikalet e lira eliminohen me sukses nga antioksiduesit që gjenden në kakao. Shkaku pse çokollata e zezë është aq e shëndetshme për zemër, ka të bëjë me faktin se ajo nuk përmban sheqer.

SPECI DJEGËS

Speci i kuq djegës është një bimë tjetër, e cila promovon shëndetin e mirë të zemrës dhe përmirëson qarkullimin e gjakut. Ai zvogëlon të rrahurat e tepërta të zemrës. Largimi i shtresimeve nga arteret, largimi i helmeve nga organizmi dhe riformimi i qelizave të gjakut, të gjitha këto janë vetëm disa nga përparësitë e konsumimit të specave të kuq djegës.

HUDHRAT

huhet se egjiptianët e lashtë kishin qindra mënyra të përdorimit të hudhrës në mjekësi. Hudhra ulë nivelin e kolesterolit të keq, por një studim ka treguar se konsumimi i një thelbi të hudhrës në ditë parandalon formimin e droçkave të gjakut dhe mbylljen e enëve të gjakut. Këto bimë janë më efikase në parandalimin e sëmundjeve të zemrës.

(Kosova Sot Online)