Mos blini aditivët, që shkaktojnë kancerin

  • E.K /
  • 06 July 2020 - 15:18
Mos blini aditivët, që shkaktojnë kancerin

Hulumtimet e shumta kanë vërtetuar se substanca e quajtur "triklosan", te minjtë laboratorikë kishte shkaktuar fibrozën e mëlçisë dhe kancerin. Fibroza e mëlçisë është gjendje që me kalimin e kohës mund të "rritet" në cirrozë, që më pas shkakton ndalimin e funksionimit të mëlçisë.

Aditivi "triklosan" është gjetur në shumë prodhime që përdoren në amvisëri, si në sapun për shembull, pastën për dhëmbë apo në shampon. Ekspertët kanë identifikuar pasojat potenciale të ekspozimit të gjatë ndaj këtij kemikati. Pas shumë testeve të bëra te minjtë laboratorikë, ekspertët paralajmërojnë se zbulimi i tyre është relevant edhe te njerëzit, marrë parasysh proceseve që kishin ndjekur gjatë hulumtimeve.

Pas më shumë se rreth katër dekadave studime dhe hulumtime, ekspertët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë ardhur në përfundim se nuk ka asnjë fakt të vetëm se kemikati "triklosan", përbërës aktivë në shumë sapunë antibakterial, lloje të ndryshme të xhelit për pastrimin e duarve dhe letrave të lagura, nuk ofrojnë asnjë dobi për shëndetin e njeriut.

(Kosova Sot Online)