Shenjat që tregojnë se s’po pini ujë aq sa duhet tani në verë dhe që s’duhet ti injoroni

  • G.G /
  • 10 July 2020 - 11:05
Shenjat që tregojnë se s’po pini ujë aq sa duhet tani në verë dhe që s’duhet ti injoroni

Ajo duhet të jetë gjëja më e lehtë në botë: nëse trupi ynë duhet të marrë më shumë ujë, ai e sinjalizon nevojën e tij përmes ndjesisë së etjes dhe, nga ana jonë, përgjigjja duhet të jetë po aq e thjeshtë dhe e menjëhershme, pirja e sasisë së ujit të domosdoshëm për të rivendosur ekuilibrin.

Por gjërat nuk shkojnë gjithmonë kështu, nganjëherë jemi të shpërqendruar ose shumë të zhytur në atë që bëjmë, saqë nuk arrijmë të dëgjojmë kërkesat e trupit.

Përveç etjes, ja cilat janë shenjat që duhet t’u kushtojmë vëmendje. Kur duhet të pimë?

Edhe nëse nuk kemi etje, duhet të dimë që tru.pit tonë i duhen rreth 1.5-2 litra ujë në ditë në kushtet e aktivitetit fizik normal. Kur kryejmë veprimtari që kërkojnë përpjekje fizike, nëse është shumë nxehtë ose nëse djersitemi në mënyrë të tepruar, këto sasi duhet të rriten.

Nëse harrojmë të pimë, duhet të mbajmë një shishe me ujë në tryezën tonë ose para syve tanë dhe caktojmë një kohë në të cilën duhet të pimë.

Përveç ujit, mund të marrim edhe pije të tjera, me kusht që ato të jenë natyrale, siç janë çajrat bimor, infuzionet, ekstraktet e frutave.

Përjashtim nga ky rregull bëjnë vetëm njerëzit me mosfunksionim të veshkave ose sëmundje të veçanta: në këtë rast sasia e lëngjeve që duhet të merren duhet të përcaktohet nga mjeku.

Lëkura – Lëkura e thatë dhe buzët e copëtuara janë një nga shenjat e para të dehidrimit. Përveç përdorimit të kremrave specifikë dhe produkteve kozmetike, mundohuni të pini sa më shumë ujë: në këtë mënyrë lëkura jonë do të duket më e freskët, më elastike dhe më e shëndetshme.

Sytë – Mungesa e ujit në trup mund të çojë në marramendje, shoqëruar me fryrje të syve.

Përveç pirjes së një gote me ujë, ju mund të lehtësoni sëmundjen përmes përdorimit të pikave për sytë që lagështojnë syrin dhe ju japin lehtësim të menjëhershëm.

(Kosova Sot Online)