Kujdes! Kamerierët nuk duhet të mbajnë dorashka, për dy arsye me rëndësi

  • G.G /
  • 11 July 2020 - 11:56
Kujdes! Kamerierët nuk duhet të mbajnë dorashka, për dy arsye me rëndësi

Kanë qenë të rekomanduara më parë, kur virusi kishte ende të panjohura por tani apeli i ekspertëve është që kamerierët apo ata që kanë një punë dhe i mbajnë dorezat për 8 orë të mos ti vendosin fare.

Kreu i urgjencës dhe mjeku pneumolog bënë apel që të mos i përdorin për dy arsye.

‘Dorashkat e kamarierëve të mos i përdorin se nuk i ndërron dot ai sa herë i shërben një klienti. Ai bëhet kështu burim kryesor transmetimi, kanë qenë të rekomanduara, jo të detyruara, edhe kur shkoj vetë i them atij që më shërben ushqimin: hiqi dorezat’.

Ndërsa mjeku shtoi një arsye tjetër: ‘Janë dhe burim dermatitesh për vetë njerëzit. Të mbash tetë orë dorashkat krijon sëmundje të lëkurës’.

Mjekët apeluan për distancim dhe thanë se nuk është problem pirja e kafesë në filxhanë që lahen me mbi 80 gradë dhe sa kohë tregon kujdes personal, me higjienë dhe distancim fizik.

(Kosova Sot Online)