Mungesa e gjumit ndikon në peshë, në disponim dhe në mënyrën se si dukeni?

  • A.P /
  • 16 korrik 2020 - 07:54
Mungesa e gjumit ndikon në peshë, në disponim dhe në mënyrën se si dukeni?

Sipas "Centers for Disease Control and Prevention" (CDC), rreth 30 për qind e të rriturve flenë më pak se gjashtë orë në natë, përkundër faktit se paneli i "American Academy of Sleep Medicine" dhe "Sleep Research Society" rekomandojnë që të gjithë, pa dallim gjinie a moshe, duhet të flenë së paku shtatë orë, në mënyrë që të kenë një mendje dhe trup të shëndoshë. Për të gjithë ata të rritur që nuk qëndrojnë komfor në batanije apo në jastëk, mjekët dhe ekspertët sugjerojnë se e gjithë kjo do të ndikojë në mënyrën se si dukeni, ndikon në disponimin tuaj.

Ata po ashtu theksojnë se gjatë gjumit dhe në dhomën e gjumit duhet ta ndalini televizorin, të ndalni edhe telefonat mobilë. Nëse jeni të lodhur, thjesht nuk do të dukeni mirë. Njerëzit që funksionojnë me pak gjumë kanë njolla dhe rrudha më të theksuara, sy të skuqur, qeska nën sy. Lodhja e tepërt po ashtu ndikon në shtimin e oreksit, që në mënyrë automatike ju do të shtoni në peshë. Kur jeni të lodhur metabolizmi juaj ngadalësohet, por fakti se nuk do të mund t'i shkrini kaloritë, kjo nuk do të thotë se nuk do të dëshironi të hani më shumë. Në fakt, do të kërkoni të hani më shumë kalori, kur nuk keni gjumë të mjaftuar.  

(Kosova Sot Online)