Propolisi, antibiotiku natyral që vret gjithçka që i pengon organizmit

  • E.K /
  • 15 July 2020 - 15:20
Propolisi, antibiotiku natyral që vret gjithçka që i pengon organizmit

Sot, kur shkaku i përdorimit të tepruar të antibiotikëve sintetik shumica e mikroorganizmave ka gjetur rezistencë, detyrimisht duhet gjetur zgjedhje më të lehtë, më natyrale. Të gjithë e dimë se antibiotikët shkaktojnë efekte të dëmshme anësore, derisa dhuratat nga natyra nuk e kanë asnjë tillë. Propolisi është një prej tyre. është artikull i përsosur që ushqen dhe e shëron trupin e njeriut. Propolisi është emri i përbashkët për substancat rrëshinore që bleta grumbullon nga bimë të ndryshme. Propolisi ka dukje të veçantë, me shije të thartë dhe shumë aromatike.Propolisi në mënyrë tradicionale përdoret tash e 2.000 vjet.

VETITË SHËRUESE TË PROPOLISIT

Propolisi përmban 50 për qind rrëshirë, 30 për qind dyllë, 10 për qind vaj eterik, 5 për qind pluhur të luleve, shumë vitamina dhe minerale, acide organike, polifenole, flavonoide. Propolisi është një nga ilaçet më të shkathëta natyrale që vret gjithçka që dëmton dhe i pengon organizmit, njëkohësisht ruan indet e shëndetshme dhe shëron sëmundjet. Përmes shumë studimeve është vërtetuar se propolisi është anestetik natyral, antioksidues, antiseptik, antibiotik, se ndikon kundër shumicës së viruseve, përfshirë edhe virusin e gripit.

Është i shkëlqyeshëm në luftën kundër kërpudhave dha parazitëve. Para gjumit, mjafton ta lyeni gjoksin me propolis për të qetësuar kollën dhe për të siguruar gjumë të thellë. Kremi nga propolisi është i hatashëm për plagët që vështirë shërohen, si dhe për shumë sëmundje të lëkurës: aknet, ekzema, psoriazën, dermatitin, sëmundjet e lëkurës nga kërpudhat, thonjtë dhe flokët. Përdoret edhe për shërimin e sëmundjeve të veshit dhe të gojës. Ndihmon edhe te dhimbjet e dhëmbit, paradentoza, aroma e keqe e gojës, hemorroidet. Si antioksidues i fortë lufton kundër radikalëve të lirë, që sot konsiderohen se shkatojnë s[shumë sëmundje si ateroskleroza, katarakta, kanceri, sëmundjen e Parkinson-it dhe atë të Alzheimer-it.

SI PËRDORET PROPOLISI

Propolisin mund ta përdorni në formën saj të freskët, natyrale. Prej tij mund të përgatitni ekstrakt nga uji, tinkturë, krem.

(Kosova Sot Online)