Preparatet natyrore që i keni në shtëpinë tuaj

  • E.K /
  • 18 July 2020 - 11:23
Preparatet natyrore që i keni në shtëpinë tuaj

MPOSHTNI PAGJUMËSINË

Para se të shkoni në shtrat, hani një grusht me qershia, për të cilat ekspertët theksojnë se përmbajnë melatoninë, hormonin e njëjtë të krijuar nga trupi i njeriut për ta rregulluar gjumin. Më pas futni në një banjë të ngrohtë, për të relaksuar muskujt dhe mendjen tuaj.

SHËRONI QESKAT DHE SYTË E LODHUR

Çaji i zi është i pasur me përbërësin taninë, që mund t'i shtrëngojnë dhe heqin qeskat nën sy. Mos ta përmendim edhe faktin se çaji i zi ndërlidhet me uljen e rrezikut për diabetin, tipi 2. Aktivizoni taninën në çajin e zi, duke i përzier me ujë të ngrohtë për disa minuta. E ftohni, më pas qeskat e çajit i vendosni nën sy për 10 minuta.

ZBARDHNI DHËMBËT E NJOLLOSUR

Shtypni disa dredhëza të freskëta, më pas shtoni pak sodë bikarboni dhe një sasi ujë, për ta përgatitur pastën. Masën e përgatitur e hidhni në brushë dhe pastroni dhëmbët, njëherë në tre muaj. Përbërësit në dredhëza ndihmojnë në largimin e njollave të verës dhe kafesë, të ngujuara në dhëmb.

PARANDALONI KOKËDHIMBJEN

Provoni me magnez, (200 deri 400 mg) për të reduktuar tensionimin e muskujve dhe spazmën. Por, sigurohuni që suplementet të përmbajnë 200 mg magnez. Pasi që magnezi është më shumë masë parandaluese se sa shëruese, tretmani më së miri funksionon para dhimbjeve të kokës shkaktuar si pasojë e ciklit paramenstrual.

LIROHUNI PREJ NGËRÇEVE MENSTRUALE

Merrni ½ e një lugës tinkturë nga lulebora (Viburnum opulus), çdo dy orë në ditë, për të shëruar ngërçet dhe shtrëngimet më të tmerrshme që shfaqen gjatë ciklit menstrual. Studimet tregojnë se kjo bimë nga Amerika Veriore ndikon si relaksues i muskujve, duke lehtësuar shpejtë dhimbjet e spazmës së dhimbshme.

SHËRONI LËKURËN E THATË, SKUQJET DHE EKZEMËN

Megjithëse bollguri shekuj rresht është konsideruar si zbutës i lëkurës, tashmë studiuesit e kanë pranuar se përbërësit e gjetur në bollgur qetësojnë lëkurën që ka pësuar infeksione. Vendosni bollgur në lëkurën e pastruar, e mbani aty për 15 deri 20 minuta

(Kosova Sot Online)