Përgatiteni vetë tonikun nga majdanozi, për heqjen e njollave të errëta

  • E.K /
  • 20 July 2020 - 15:06
Përgatiteni vetë tonikun nga majdanozi, për heqjen e njollave të errëta

Për t'i hequr qafe njollat e errëta të diellit, mjafton ta përgatitni një tonik me bazë natyrore. Dielli lë shenja në lëkurë, por se këtë problem nuk keni pse ta kërkoni te produktet e shtrenjta. Për t'i hequr qafe ato njolla të zeza, mjafton ta përgatisni tonikun me bazë natyrore. Merrni një sasi majdanoz të freskët, e copëtoni imët, e vendosni në një enë prej qelqit dhe e vloni me një decilitër alkool të shtëpisë dhe po aq sasi të ujit të ftohtë, por që e keni vluar paraprakisht.

Më pas enën e mbyllni fort dhe e lini në një hapësirë ku depërtojnë rrezet diellit për dy javë, e më pas, lëngun duhet ta ruani në frigorifer. Për çdo mbrëmje, tonikun e vendosni në një fashë dhe e vendosni në fytyrë, apo qafë, e më pas vëni kremin që e përdorni zakonisht. Pas një jave përdorim të tonikut, do ta vëreni se njollat janë zhdukur, ndërsa që lëkura u është ushqyer dhe është më e bukur se kurrë. Kjo ndodh pikërisht për faktin se majdanozi është i pasur me vitamina A dhe C, shumë minerale dhe vajra eterike natyrale.

(Kosova Sot Online)