Shkaku i alergjive fëmijët vështirë mësojnë, u del në ndihmë një erëz e veçantë

  • E.K /
  • 23 July 2020 - 10:10
Shkaku i alergjive fëmijët vështirë mësojnë, u del në ndihmë një erëz e veçantë

Fëmijët të cilët kanë simptoma të forta të alergjisë ndaj polenit deri në 10 për qind mund të kenë rezultate më të dobëta në provime, ka treguar studimi i ekspertëve nga Norvegjia. Simptomat e alergjisë ndaj polenit nuk janë aspak të këndshme, e nëse nuk merren ilaçet përkatëse, ndikojnë shumë cilësinë e jetës. Teshtitjet, rrjedhja e shtuar e hundëve, të kruarat dhe bllokimi i hundës, të kruarit dhe skuqja e syve. Dhimbjet e kokës, gjithsesi se ndikojnë në përqendrim. E gjithë kjo mund të ndikojë në zgjedhjen e detyrave intelektuale dhe në aftësinë punuese, kështu që fëmijët që kanë simptoma të theksuara mund të arrijnë rezultate më të dobëta shkaku i alergjisë.

Fëmijët është mirë të ndihmohen me kohë dhe ilaçet t'i konsumojnë me rregull, e kjo mund të marrë javë të tëra. Por, shumë aromaterapeut thonë se po korrin suksese në zbutjen e simptomave dhe ngritjen e energjisë dhe përqendrimit. Për shembull, vaji i qimnonit të zi ndikon në largimin e alergjive. Duke e përdorur këtë vaj, një numër i madh njerëzish e kanë larguar përgjithmonë alergjinë, por, duhet të merret rregullisht, madje deri në dy vjet rresht - tri herë në ditë, nga një lug pas shujtave.

(Kosova Sot Online)