Çfarë është normale me kalimin e viteve, e çfarë jo?

  • E.K /
  • 23 July 2020 - 11:03
Çfarë është normale me kalimin e viteve, e çfarë jo?

Me plakjen me siguri do të vëreni disa ndryshime siç janë dhimbjet në vende të caktuara, gjumë jo të rehatshëm ose vështirësi me përqendrim. A janë normale këto ndryshime që po i ndjeni apo jo .

KUJTESA

Çfarë është normale? Shumica e njerëzve me plakjen vërejnë vështirësi në kujtesën e emrave, fjalëve apo vendit ku i kanë lënë çelësat. Ndoshta u nevojitet pak kohë për t'u kujtuar, por do t'u kujtohet. Çfarë nuk është normale? Nëse nuk mund t'u kujtohet çfarë ka ndodhur dje, nëse nuk mund ta gjeni veturën, ka gjasa që këto të jenë simptomat e para të demencës.

TË PARIT

Çfarë është normale Te shumica e njerëzve me mbushjen e të 40-ave fillojnë telashet me të parit. Do ta keni problem ta futni perin në gjilpërë apo të lexoni shkronjat e imëta. Kjo është normale. Ndoshta duhet të merrni syze. Çfarë nuk është normale? Pamundësia e befasishme e dallimit të ngjyrave do të thotë se e keni lënduar retinën. Dobësimi i befasishëm i të parit mund të jetë shenjë e degjenerimit, gjendje që mund të shkaktojë humbje të përkohshme të të parit.

(Kosova Sot Online)