Shëroni dhimbjet e kokës me masazh me peshqir

  • E.K /
  • 23 July 2020 - 11:07
Shëroni dhimbjet e kokës me masazh me peshqir

Të gjithë ne vuajmë nga dhimbjet e kokës, si pasojë e lodhjes, zhurmës, pagjumësisë. Metoda e cila ju ndihmon, madje më mirë se tabletat, është masazhi me peshqir. Si funksionon masazhi i kokës me peshqir: Përzgjidhni një peshqir i cili nuk është aq i trashë. E mbështillni duke përdorur lëvizje spirale.

Bëni presion me të në qafë. Mbajeni me të dy duart nga anë të ndryshme në gjendje të shtrënguar. Më pas lëvizeni peshqirin nëpër kokë, qafë dhe kraharor. Bëjeni këtë në mënyrë ritmike, në mënyrë që masazhi të jetë efektiv. Përdorni këtë masazh për 3 deri 5 minuta, stimulimet e tilla do të mjaftojnë në zbutjen e dhimbjeve. Nëse dhimbja nuk ka kaluar, bëni pauzë 10-minutëshe dhe e përsëriteni përsëri.

(Kosova Sot Online)