Këto shprehi jua shkatërrojnë veshka

  • A.P /
  • 26 July 2020 - 08:51
Këto shprehi jua shkatërrojnë veshka

Roli veshkave në trup është shumë i rëndësishëm. Pastrojnë gjakun nga materiet e panevojshme që hidhen përmes uretrës. Mirëpo, veshkat nuk ia dalin të eliminojnë tepricën nga organizmi. Pamundësia që të hiqet kaliumi mund të sjellë të rrahurat jo të rregullta të zemrës, e deri te vdekja e befasishme

KONSUMIMI I ALKOOLIT

Alkooli i tepërt çrregullon punën e veshkave dhe të mëlçisë. Një gotë kohë pas kohe nuk i bën dëm kujt, por shumica nuk ndalojnë aty. Atëherë shfaqen telashet. Alkooli është një helm që ngarkon veshkat dhe mëlçinë.

KONSUMIMI JO I MJAFTUESHËM I UJIT

Për punën si duhet të veshkave nevojitet hidratimi. Nëse nuk pini ujë sa duhet, toksinat fillojnë të grumbullohen në gjak. Pini më shumë se 10 gota ujë në ditë.

SHUMË PROTEINA

Konsumimi i tepërt i ushqimit të pasur me proteina, si mishi i kuq, mundet t'i dëmtojë veshkat tashmë të dëmtuara. Shumë proteina paraqesin ngarkesë të metabolizmit, që vërehet dhe ndikon në punën e veshkave. MBAJTJA E URINËS Mbajtja e urinës mund t'i dëmtojë veshkat. Fshikëza e mbushur mund t'i shkaktojë komplikimet në traktin urinar dhe shton presionin e urinës në veshka.


(Kosova Sot Online)