Shërimi me mënyra natyrale

  • E.K /
  • 25 July 2020 - 11:02
Shërimi me mënyra natyrale

KAMOMILI

Lulet e kamomilit sidomos janë të përshtatshme kundër ngërçeve në zorrë dhe në lukth. Këshillohet përdorimi i brendshëm i tyre me rastin e ngërçeve edhe në traktin tretës. QIMNONI Gjatë pengesave në traktin tretës, dhimbjeve dhe ngërçeve në lukth dhe zorrë, fryrjet në stomak, qimnoni dhe vaji i tij zbut dhimbjet. Përdorimi i tyre bazohet në bazë të përvojave, por ekzistojnë edhe disa studime.

LULERADHIQET

Rrënja dhe luleradhiqet janë të dobishme në shërimin e pengesave në tretje, ndihmon te çrregullimi i vrerit dhe ndikon në sekretimin e urinës dhe ndikon në forcimin e punës së mëlçisë. Kjo bimë po ashtu sugjerohet në parandalimin e formimit të gurtëve në veshka.

MËLLAGA E BARDHË

Rrënja e mëllagës së bardhë të zakonshme sugjerohet në shërimin e infeksioneve të lehta në mukozën e lukthit. Përbërësit nga kjo bimë e mbrojnë mukozën nga acidet agresive të lukthit.

NENEXHIKU

Vaji dhe gjethet e nenexhikut janë të dobishme për shërimin e çrregullimeve të ndryshme në tretje. Sugjerohet përdorimi i çajit nga nenexhiku, kur ndjeni ngërçe në sistemin e sipërm të tretjes dhe në rast se keni zorrë të trashë të ndjeshme.

ANASONI  

Zakonisht përdorem përgatitje nga fryti i bimës, për ta shëruar mëlçinë, si dhe ndihmon në shërimin e cirrozës. Përgatitjet nga kjo bimë, tashmë janë vërtetuar edhe nga ekspertë të shumtë dhe shumë studime nga hulumtues ndërkombëtarë. 

(Kosova Sot Online)