Dieta me pemë: 4 kilogramë më pak për një javë

  • E.K /
  • 27 July 2020 - 10:54
Dieta me pemë: 4 kilogramë më pak për një javë

Dieta me pemë është shumë strikte dhe nuk duhet të mbahet më gjatë se një javë. Në dietë përfshihen pemët, si dhe arrat dhe farat mund të ndihmojnë të humbni në peshë, varësisht cilat pemë i hani, dhe në sasi. Avokado, për shembull, përmban 160 kalori, e arrat 400 në 100 gramë. Dieta e shëndetshme me pemë, kurrsesi nuk nënkupton që gjithë ditën të hani vetëm pemë.

Para fillimit të dietës me rëndësi është që të dini të konsumoni nivelin e duhur të kalorive, për të mbajtur gjendjen shëndetësore. Numri i kalorive dallon nga njëri te tjetri person, por, gjithçka nën 1.000 - 1.200 kalori në ditë janë pak. Për drekë mund të hani perime në kombinim me mish ose me vezë, e disa drithëra për kafjall ose darkë ose kombinim drithërave dhe perimeve ose sallatë për darkë. Deri te humbja më e madhe në peshë mund të vini në ditën e tretë, e për vetëm shtatë ditë mund të humbni deri katër kilogramë.

(Kosova Sot Online)