Mjeku ka publikuar videon dhe tregon nëse bartja e maskës ul nivelin e oksigjenit në gjak

  • G.G /
  • 27 July 2020 - 17:05
Mjeku ka publikuar videon dhe tregon nëse bartja e maskës ul nivelin e oksigjenit në gjak

Mjeku ka vënë gjashtë maska dhe ka matur nivelin e oksigjenit në gjak

Doktori Maitiu O Tuathail ka xhiruar videon në të cilën tregon që bartja e maskës nuk ul nivelin e oksigjenit në gjak

Videon e ka publikuar në Twiter dhe nuk është nevojitur shumë kohë të bëhet viral.

Nga fillimi i pandemisë, posaçërisht kur bartja e maskave është bërë e obligueshme në hapësira të mbyllura, shpesh dëgjojnë konstatimet që nuk ndihmojnë madje edhe janë të dëmshme, sepse pengojnë frymëmarrjen.

Doktori nga Dublini ka xhiruar videon në të cilën tregon që nuk bëhet fjalë që me bartjen e maskave ulim nivelin e oksigjenit.

– Pacientët vazhdimisht më pyesin se me bartjen e maskave a e ulim nivelin e oksigjenit. Atë pyetje e bëjnë për shkak që lexojnë në rrjetet shoqërore.

Nëse mbuloni fytyrën apo bartni maskën, nuk do të ulni nivelin e oksigjenit në gjak.

Në fytyrë kam vënë gjashtë maska dhe, siç mund të shihni, nuk ka ndikuar në nivelin e oksigjenit në gjak – ka shkruar ai në publikim.

Përdorues të shumtë të Twiterit e kanë përkrahur, por shumica janë pajtuar që bartja e maskës nuk është edhe aq e këndshme.

Meqenëse është një ndër masat më efikase të mbrojtjes, ata do të vazhdojnë t’i bartin maskat.

(Kosova Sot Online)