Antibiotiku më i fortë natyral për forcim të imunitetit

  • E.K /
  • 31 July 2020 - 10:48
Antibiotiku më i fortë natyral për forcim të imunitetit

Mënyra më e mirë për t'u mbrojtur nga sëmundjet është një sistem i fortë imun. Për të pasur sistem të fortë imun nevojitet që të ushqeheni shëndetshëm, por se mund të shërbeheni edhe me ndonjë fshehtësi shtesë. Provoni këtë pije.

PËRBËRËSIT

700 ml. uthull të mollës 1/4 e gotës hudhër të imtësuar ¼ e gotës qepë të imtësuara 2 speca të freskët 1/4 e gotës xhenxhefil të gërryer 2 lugë karota të gërryera 2 lugë kurkumë.

PËRGATITJA

 Të gjithë përbërësit, pos uthullës, i përzieni në një tepsi. Më pas i vendosni në kavanoz. Derdhni uthullën, mbylleni fort dhe i përzieni mirë. Më së miri do të ishte që 2/3 e kavanozit t'i mbushni me ilaç. Kavanozin ta mbani në hapësirë të thatë dhe të ftohtë, për 2 javë rresht. Më pas e kulloni dhe merrni një lugë në ditë për ta forcuar sistemin tuaj imun.

(Kosova Sot Online)