Këto janë gjashtë ushqimet më të shëndetshme

  • E.K /
  • 01 August 2020 - 11:26
Këto janë gjashtë ushqimet më të shëndetshme

LIMONI

Përse është i shëndetshëm: Një limon përmban më shumë se sasia e nevojshme ditore për vitamina C, i cili i ndihmon organizmit në luftë me infeksionet, forcon eshtrat dhe mban të shëndetshëm nivelin e kolesterolit. Flavanoidet e agrumeve mund të parandalojnë zhvillimin e qelizave të kancerit. Këshillë: Shtoni një rriskë limon në gotën me çaj të gjelbër. Një studim ka bërë me dije se agrumet në trup ndihmojnë absorbimin antioksiduesve nga çaji i gjelbër për 80 për qind.

BROKOLI

Përse është i shëndetshëm: Një porcion i vogël brokol përmban më shumë se nevoja ditore për vitamina K, i cili është shumë i rëndësishëm për ndërtimin dhe ruajtjen e eshtrave. Një sasi e brokolit mund të parandalojë zhvillimin e sëmundjeve malinje. Këshillë: Nëse keni vendosur ta ngrohni në mikrovalë, në vete do t'i ruajë edhe deri 90 për qind të vitaminave C. Nëse e zieni, do të ruajë vetëm 66 për qind të vitaminave të përmendura.

ÇOKOLLATA

Përse është shëndetshme: Vetëm disa pjesë çokollatë në ditë mund ta ulin shtypjen e lartë të gjakut. Pasi që kakao është e pasur me flavonoide, antioksidues ky që ndihmon në uljen e kolesterolit. Këshillë: Disa pjesë me çokollatë të zezë përmbajnë 53.5 miligramë flavonoide, derisa ajo me qumësht vetëm 14.

PATATJA

Përse është e shëndetshme: Një patate e kuqe përmban 66 mikrogramë acid folik (vitamina nga kompleksi B), e cila është domosdoshme për rritjen dhe zhvillimin e fëmijëve. Një patate e ëmbël është përplot me vitamina A, që janë të domosdoshme për forcimin e imunitetit. Këshillë: Le të ftohet patatja para se ta hani. Hulumtimet tregojnë se si në këtë mënyrë mund të humbni më shumë kilogramë.

ARRAT

Përse janë të shëndetshme: Përmbajnë më së shumti aminoacide omega- 3, të cilat e ulin kolesterolin, përmirësojnë disponimin dhe luftojnë kundër sëmundjeve malinje. Këshillë: Hani disa arra në ditë pas darkës - melatonina nga arrat garanton gjumë të thellë.

AVOKADO

Përse është i shëndetshëm: Në bazë të disa studimeve, avokado ul kolesterolin për 22 për qind. Avokado po ashtu përmban sasi të madhe të kaliumit, i cili ndihmon në uljen e shtypjes së gjakut. Këshillë: Mund ta shtoni nëpër sallatë ndërsa që ndihmon organizmit t'i absorbojë nutrientet nga ushqimet tjera. 

(Kosova Sot Online)