Ilaçi natyral kundër reumës

  • A.P /
  • 03 August 2020 - 15:39
Ilaçi natyral kundër reumës

Simptomat e reumës janë shumë të pakëndshme, dhimbja pothuajse e padurueshme, por mund të zbutet me ndihmën e një ilaçi të vjetër, krejt për çfarë keni nevojë janë 50 gramë sytha të tharë të plepit të zi

PËRGATITJA:

Sythat e tharë i bluani (më së miri në mulli të kafesë). E përzini pluhurin me 100 gramë gjalpë të freskët pa kripë, i bashkoni mirë dhe përzierjen e ruani në frigorifer në një enë të mbyllur.

PËRDORIMI:

Me këtë përzierje i fërkoni pjesët e trupit të prekura nga reuma. Sythat e plepit të zi kanë ndikim të fortë antiseptik, antivirusal, antibakterial, antitoksik dhe qetësues. Përveç reduktimit të simptomave të kësaj sëmundjeje, sythat e shpejtojnë shërimin e plagëve, e në mjekësinë popullore përdoren edhe për trajtim të shtypjes së lartë të gjakut, dhimbjeve të kokës, gripit, infektimit të fytit, bronkitit, sëmundjeve të organeve orinore dhe ekzemave.

(Kosova Sot Online)