Çikorja kundër lodhjes

  • E.K /
  • 04 August 2020 - 10:27
Çikorja kundër lodhjes

Me ndryshimin e motit, sidomos nga kalimi i stinës së verës në vjeshtë, disi sikur është rregull që na kaplojnë lodhja dhe mungesa e vullnetit, e që shpesh nuk mundemi t'u "mbijetojmë". Në mënyrë që këtë ndryshim ta tejkaloni më lehtë, provoni që sot ta ngrini energjinë dhe ta shfrytëzoni për gjëra të mira. Edhe për këtë problem ekziston zgjidhja natyrale, lëngu i fortë kundër lodhjes. Ky lëng përgatitet shumë lehtë dhe ka një shije të këndshme.

Nevojitet që tri lugë të bimës çikore pluhur t'i përzieni me një lugë kakao, po ashtu pluhur, më pas t'i përzieni me ujë të vluar dhe i lini që të ftohen në temperaturë të dhomës. Sipas dëshirës mund të shtoni edhe mjaltë, apo ëmbëltues natyralë, si bima stevia, në mënyrë që ta shtoni shijen. Për një efekt më të plotë, e pini në mëngjes dhe pasdite, e gjithsesi se duhet shmangur para gjumit, sepse mundet t'jua çrregullojë gjumin. Çikorja është një stimulues i shkëlqyeshëm, që shton energjinë fizike, përmirëson disponimin, e përshpejton metabolizmin, e forcon aftësinë e mbrojtjes së trupit nga shumë sëmundje dhe e përmirëson gjendjen emocionale.

(Kosova Sot Online)