4 gjëra që duhet t'i bëni në fillim të ftohjes

  • A.P /
  • 05 August 2020 - 15:02
4 gjëra që duhet t'i bëni në fillim të ftohjes

1. PINI ZINK

Çdo dy orë, derisa i ndjeni simptomat e konsumoni nga një tabletë të acetatit të zinkut ose glukanatit të zinkut.

2. KONSUMONI SUPË TË PULËS

Supa e ngrohtë e pulës do ta ringjallë organizmin e dobësuar nga simptomat e ftohjes. Nëse supën e pasuroni edhe me perime të ndryshme, majdanoz, hudhër, spinaq dhe ushqime të ngjashme do ta keni një bombë ushqyese që i mund të gjithë shkaktarët e ftohjes dhe gripit.

3. MERRNI VITAMINË C

Sapo t'i ndjeni simptomat e para merrni vitaminë C dhe vazhdoni ta merrni atë deri në momentin e kalimit të simptomave.

4. FLINI

Gjatë fjetjes sistemi i imunitetit liron proteina që luftojnë kundër infektimeve. Përveç kësaj, sa më të pushuar që të jeni, aq më lehtë do ta ketë organizmi që t'u rezistojë viruseve dhe inflamacioneve. 

(Kosova Sot Online)