Hiqni 3 kilogram për vetëm 5 ditë, receta nga Anila Kalleshi

  • E.K /
  • 06 August 2020 - 08:25
Hiqni 3 kilogram për vetëm 5 ditë, receta nga Anila Kalleshi

Nga Anila Kalleshi

Hiqni 3 Kilogram për vetëm 5 ditë

Humbja e kilogrameve disa herë është shumë rigoroze dhe shoqërohet me ushqim jo të shijshëm. Ju prezantojmë një dietë e cila ju mundëson që të humbni deri në 3 kilogram në vetëm 5 ditë. Njëkohësisht kjo dietë do t’ju ndihmojë që të fitoni edhe një ngjyrë të shëndetshme për lëkurën tuaj.

Kjo dietë përbëhet kryesisht nga ushqime të ëmbla dhe mbahen nga 3 deri në 5 ditë. Me këtë dietë pastrohet organizmi nga lendet toksike, lehtesoni stomakun nga ushqimet e rënda dhe në këte mënyrë ulni lëngjet e tepërta nga trupi.

Dieta bazohet në produktet e qumështit dhe frutat, të cilat nuk janë shumë të rënda për organizmin. Ofrohen dy alternativa për secilën , dhe ju zgjidhni se cila ju përshtatet më shumë. Me këte i ofrohet organizmit një ushqim i balancuar, ku kombinimi i mjaltit me produktet e qumeshtit dhe frutat, jep edhe energjine e nevojshme për të kryer aktivitetet e përditshme normalisht dhe ju nuk do të ndjeni fare lodhjen.

Mëngjesi
Lëng portokalli i shtrydhur, të cilit i shtohet një lugë uthull molle dhe mjalte. Ky lëng duhet të konsumohet kur stomaku është i zbrazur. Këtë mund që ta zevendesoni me një frape që përbëhet nga 200 gram luleshtrydhe, 100 ml kos, një lugë kakao dhe një lugë mjalte.

Dreka
Sallatë frutash (e cila nuk duhet të përmbajë banane) dhe djath, 100 ml kos, nje lugë kakao pluhur dhe një lugë mjalte.

Pasdite
Pasdite mund të konsumoni një SHAKE që përmban portokall, kos me pvrqindje të ulët yndyre dhe një lugë mjalte.

Darka
Në mbrëmje mund të zgjidhni dy banane dhe pak mjalte ose 200 gram djath lope të përzier me 100 ml kos, kumbulla të thata dhe mjalt.

Për një gjume të rehatshëm, para se të flini konsumoni nje gote qumësht të ngrohte dhe një lugë mjalte.

Siç e shikoni kjo dietë ju mundëson që të ushqeheni deri në 5 herë në ditë, dhe mendoj se nuk është e rëndë për tu mbajtur. Të paktën ia vlen ta provoni nëse dëshironi të dobsoheni shpejt dhe pak. Mund të mbahen vet
një herë brenda 1 muaji.

(Kosova Sot Online)