Bomba energjike, që ju bën të ndiheni të lumtur

  • A.P /
  • 08 gusht 2020 - 09:14
Bomba energjike, që ju bën të ndiheni të lumtur

Shpeshherë ndodh që mos të kemi kohë të pushojmë, të flemë gjumë dhe na nevojitet energji shtesë, e cila na mban zgjuar gjatë ditës. Nëse keni nevojë për energji, kjo është pija e duhur për juve

PËRBËRËSIT:

2 lugë mjaltë 500 ml. ujë 1 gotë lëng limoni të shtrydhur

PËRGATITJA:

Të gjithë përbërësit i vendosni në një tepsi prej qelqit ose kavanoz dhe i përzieni derisa të bashkohen mirë. Përdoreni ujin e ngrohtë, sepse mjalti shkrihet më shpejt. Shtimi i lëngut të limonit në ujë është mënyra më e thjeshtë që të keni lëngun energjik. Limoni ujin e shndërron në pije energjike natyrale, përplot me elektrolite. Mjalti është i pasur me karbohidrate, që janë derivat primar, që trupi i përdor për prodhimin e energjisë. 

(Kosova Sot Online)