Ilaçet shtëpiake për këmbë të ftohta

  • E.K /
  • 10 gusht 2020 - 11:10
Ilaçet shtëpiake për këmbë të ftohta

USHTRONI KËMBËT

Të ushtroni këmbët tuaja është esenciale ta mbani në vazhdimësi qarkullimin e gjakut në nivel, e këmbët i mbani të ngrohta. Ushtrimet e këmbëve po ashtu forcojnë enët e gjakut. Qëndroni drejt për një minutë në majat e gishtërinjve, më pas ngadalë lëshohuni në thembra. Përsëriteni procedurën për dhjetë minuta. Përdorni gishtërinjtë tuaj që të merrni ndonjë rrobë nga dyshemeja, disa herë.

XHENXHEFILI

Xhenxhefili promovon qarkullimin e gjakut dhe ndihmon në luftimin e ekstremiteteve të ftohta. Përmban substancat si xhinxheroli dhe zinxheroni, që kanë efekt ngrohës në trup. Zieni 1 lugë xhenxhefil të prerë në 2 gota ujë për 10 minuta. I përzieni, i shtoni pas mjaltë dhe e pini 2 ose 3 herë në ditë. Një opsion tjetër është të merrni suplemente prej xhenxhefilit, paraprakisht këshilloni mjekun.

SPECAT DJEGËS

Specat djegës përmbajnë një substancë të quajtur kapsaicinë, e cila ndihmon në përmirësimin e qarkullimit të gjakut nëpër trup, përfshirë edhe këmbët tuaja. Do t'ju ndihmojë që t'i mbani këmbët e ngrohta dhe ju dhuron lehtësim nga ënjtjet dhe ndjenjat pickuese në këmbë. Për çdo mbrëmje, shpërndani një lugë të vogël të specave të bluar nëpër çorapët tuaj. Një opsion tjetër është të merrni suplemente, paraprakisht këshilloni mjekun.

ECNI NË BAR

Të ecni këmbëzbathur në bar herët në mëngjes është një nga mënyrat më të mira për ta përmirësuar qarkullimin gjakut në këmbët tuaja. ky ushtrim i thjeshtë është mënyra më e mirë për trajtimin e këmbëve të ftohta. Për më shumë, ecja shtrëngon muskujt dhe ligamentet në këmbët tuaja. Fillojeni ditën me një ecje këmbëzbathur në bar për 30 minuta.

SHTONI KONSUMIMIN E HEKURIT

Ata që vuajnë nga mungesa e hekurit, anemia, shpeshherë kanë këmbë dhe duar të ftohta. Kjo ndodh për faktin se gjaku me nivel të ulët të hemoglobinës nuk mundet të shpërndajë furnizime të mjaftueshme me oksigjen në organet e ndryshme dhe në inde. Femrat midis moshës 19-50 vjeçe kanë nevojë për 18 mg hekur në ditë, përderisa meshkujt 8 mg në ditë. Hani ushqime të pasura me hekur, si, mollë, hurme, mish të kuq, spinaq, bajame, ullinj, shparguj.

HANI USHQIME TË PASURA ME MAGNEZ

Magnezi është një tjetër nutrient që kërkohet për qarkullimin e gjakut dhe absorbimin e vitaminave D. Pa magnez të mjaftueshëm, ka gjasa të vuani nga këmbët e ftohta. Femrat e rritura kanë nevojë për 300 mg magnez në ditë ndërsa meshkujt 400 mg në ditë. Burime të magnezit i gjeni te ushqimet si, spinaqi, lakra e Brukselit, brokoli, avokado, bizelet e gjelbra, farat e kungullit, farat e susamit dhe bajamet.

(Kosova Sot Online)