Ushqimet që pengojnë absorbimin e hekurit

  • E.K /
  • 13 August 2020 - 11:36
Ushqimet që pengojnë absorbimin e hekurit

Hekuri është njëri ndër elementet esenciale në organizëm, roli më me rëndësi i të cilit është transporti i oksigjenit me anë të gjakut. Ka disa ushqime që pengojnë depërtimin e tij në organizëm.

VEZËT

 Burim i shpeshtë i materieve ushqyese që pengojnë absorbimin e hekurit, janë vezët. Ato përmbajnë proteinën, e cila e lidh për vete molekulën e hekurit, duke pamundësuar në këtë mënyrë absorbimin e tij nga ushqimi. Një vezë e zier mundet që ta zvogëlojë aftësinë e absorbimit të hekurit për 28%.

USHQIMET E PASURA ME KALCIUM

Qumështi mund ta zvogëlojë absorbimin e hekurit. Qumështi përmban kalcium, një mineral esencial, i cili është i vetmi në natyrë që mund ta pengojë thithjen si të hekurit "hem" po ashtu edhe të hekurit jo-hem. Një filxhan qumësht përmban mesatarisht 300 mg kalcium. Kalciumi ka pak, apo aspak ndikim kur të merret në sasi më të vogla se 50 mg, por me marrjen ditore të dozave prej 300 deri 600 mg mund ta pengojë thithjen e hekurit në organizëm.

USHQIMET E PASURA ME OKSALATE

Nëse gjatë shujtave pini sasi të mëdha të çajit, ekziston mundësia që të mos e merrni sasinë e nevojshme të hekurit nga ushqimet. Çaji përmban oksalate, të cilat pengojnë absorbimin e hekurit jo hem nga ushqimet. Oksalatet gjenden në spinaq, lakër jeshile, rrepë, arra, çokollatë, krunde dhe dredhëza, pastaj edhe në erëza, si rigon, borzilok dhe majdanoz.

GJËSENDET USHQIMORE TË PASURA ME POLIFENOLE

Kafja dhe kakao mund ta zvogëlojnë thithjen e hekurit në zorrë. Këto gjësende ushqimore përmbajnë polifenole, antioksidues, të cilët ndihmojnë në largimin e materieve helmuese nga organizmi. Disa të dhëna flasin se një filxhan me pije të kakaos mund ta zvogëlojë absorbimin e hekurit deri në 90%, kurse një filxhan kafe për 60%. Thartirën fenole e përmbajnë edhe mollët, disa çaje, mëlmesa, arrat, mjedrat, boronicat, etj. Këto gjësende ushqimore duhet t'i konsumojmë, por ndaras nga shujtat.

USHQIMET E PASURA ME FITATE

Pemët me gëzhojë mund ta zvogëlojnë thithjen e hekurit nga ushqimet. Ato përmbajnë fitate, substanca të cilat gjenden në proteinat e sojës dhe në fibrat me prejardhje bimore. Bile edhe sasitë e vogla të fitateve e zvogëlojnë thithjen e hekurit për 50 deri 60%. Ato mund të gjenden edhe në bajame, susam, fasule, thjerrëza, bizele.

(Kosova Sot Online)