Rruga deri te pesha ideale - rregulli 40:30:30

  • E.K /
  • 18 August 2020 - 11:06
Rruga deri te pesha ideale - rregulli 40:30:30

Në rrugën deri te pesha ideale shumë njerëz bëjnë gabime, nga ushqimi përjashtojnë yndyrat dhe karbohidratet. Ndoshta në fillim edhe mund të humbni në peshë, por me këtë do t'i bëni dëm organizmit dhe e rrezikoni shëndetin. Po ashtu, këto kilogramë të humbur shpejtë kthehen. Yndyrat dhe karbohidratet janë të domosdoshëm për funksionim të duhur e të përditshëm për shëndetin e njeriut.

Sipas nutricistëve, rregulli ideal qëndron në ushqimin që garanton shëndet, e ai është 40:30:30. Në praktikë kjo do të thotë se do të duhej të keni në pjatë 40 për qind karbohidrate, 30 për qind proteina dhe 30 për qind yndyrë, në tri shujtat kryesore: për kafjall, drekë dhe darkë. Nëse dëshironi të humbni në peshë, nuk keni pse t'i përjashtoni nga menyja. Nevojitet që me mençuri t'i radhisni. Për shembull, nëse dëshironi të humbni 20 për qind në peshë, zvogëloni porcionet për 20 për qind dhe të shtroni rregullisht.

(Kosova Sot Online)