Mosfunksionimi ereksional dhe sëmundja e sheqerit

  • E.K /
  • 19 August 2020 - 10:07
Mosfunksionimi ereksional dhe sëmundja e sheqerit

Mosfunksionimi ereksional është komplikimi më i shprehur te personat që vuajnë nga diabeti SHKAKTARËT Sëmundja e sheqerit është një nga faktorët kryesorë të shkaktarit të mosarritjes së ereksionit. Shkaktarët e pengesës së ereksionit nuk njihen saktë, por shumë studime theksojnë se pengesat vijnë si pasojë e dëmtimit të enëve të gjakut ose të nervave, çrregullimeve hormonale ose psikogjenike. Sëmundja shpeshherë përcillet me ankthe ose depresion që ndikon më shumë në mosfunksionimin e ereksionit.

SHËRIMI I MOSFUNKSIONIMIT EREKSIONAL

Për fat të mirë, ekzistojnë shumë metoda të shërimit, që përdoren varësisht çrregullimit të impotencës. Përfshihet shërimi me ndihmën e tabletave dhe injeksioneve. Në fund disa fjalë edhe për pengesat në marrëdhëniet e femrave me sëmundje të sheqerit. Femrat që vuajnë nga sëmundja e sheqerit gjatë marrëdhënieve kanë dhimbje dhe nuk mund të ndihen rehat, që vjen si pasojë e mungesës së lagështisë në vagjinë. Shenjat e tjera të çrregullimit funksional të seksit vërehen edhe te mungesa e dëshirës për seks, si dhe çrregullime në orgazëm. Rol të rëndësishëm në shërimin e këtyre çrregullimeve luajnë shërimi i infeksioneve urogjenitale, si dhe aplikimi i mjeteve që ia kthejnë lagështinë vagjinës

(Kosova Sot Online)