Pritet që India deri në fund të vitit të ketë gati vaksinën kundër COVID-19

  • A.P /
  • 23 August 2020 - 13:39
Pritet që India deri në fund të vitit të ketë gati vaksinën kundër COVID-19

Deri në fund të këtij viti India pritet që ta ketë gati vaksinën kundër pandemisë,pasi disa vaksina janë duke u testuar atje.

Ministri i Shëndetësisë së Indisë, Hash Vardhan bëri të ditur se njëra nga disa vaksinat kundër COVID-19 të jetë e gatshme pasi aktualisht është duke u testuar në fazën e tretë, dhe deri fund të vitit ajo do të jetë e gatshme për përdorim tek njerëzit,shkruan CNN, transmeton Klan Kosova

“Jam i lumtur të them se që në muajin e tetë të pandemisë në Indi kane arritur që 75 për qind a po 2.2 milion persona të infektuar janë shëruar dhe janë liruar për ne shtëpi kurse 700 mijë të tjerë pritet që të lirohen shumë shpejtë” tha ministri i Shëndetësisë

Gjatë 24 orëve të fundit në Indi janë konfirmuar mbi 69 mijë raste kurse numri i përgjithshëm i rasteve ka kaluar 3 milionëshin.

(Kosova Sot Online)