Për herë të parë në histori, një grua me shami bëhet deputete në Serbi

  • A.P /
  • 23 August 2020 - 12:09
Për herë të parë në histori, një grua me shami bëhet deputete në Serbi

Gjatë zgjedhjeve parlamentare që u mbajtën në Serbi, një vend në kuvend zuri edhe një grua me shami.

Misala Pramenkovic, përfaqësuese e Partisë për Drejtësi dhe Paqe u zgjodh një nga 250 deputetët e parlamentit serb.

Pramenkovic në kuvendin serb do t’i përfaqësojë qytetarët e Sanxhakut.

Ky është një rast i paprecedent në këtë shtet, dhe thuajse inekzistent në vendet e rajonit, duke qenë se vetëm Kuvendi i Republikës së Kosovës ka dy gra deputete me shami.

(Kosova Sot Online)