Qepa e kuqe, ilaçi për të cilin keni nevojë këtë vjeshtë

  • E.K /
  • 26 August 2020 - 11:01
Qepa e kuqe, ilaçi për të cilin keni nevojë këtë vjeshtë

Qepa e kuqe njihet si ushqim që shëron shumë sëmundje, kurse populli e ka përdorur si preparat për shërimin e kollës.

QEPA E KUQE E PJEKUR

Nëse keni probleme me plagët dhe afta në gojë, pastrojeni qepën e kuqe, e më pas e vendosni mbi pllakën e shporetit, dhe për shkurt e zieni në pak ujë. Shpëlani gojën disa herë në ditë. Nëse keni telashe me qarkullimin jo të mirë të gjakut, hani një qepë të kuqe, të cilën paraprakisht e keni pjekur.

QEPA E KUQE E ZIER

Përgatitini 500 g qepë të pastruara, i ndani në katër pjesë dhe i lini anash. Në një enë të thellë shkrini 400 g sheqer, e kur të marrë formë karamele, shtoni 1 litër ujë. Përzieni në zjarr të mesëm derisa sheqeri të tretet, shtojeni qepën dhe zieni rreth një orë në zjarr të qetë. Ky shurup ndikon te secila kollë, kurse mund ta përdorin edhe fëmijët.

PROBLEMET ME URINIM

Nëse keni ftohur fshikëzën dhe shpesh urinoni, preni në kokë qepë dhe e përzieni me një gotë ujë, shtoni një gjethe të rozmarinës dhe 2 dl verë të zezë. Zieni për një orë, e hiqni nga shporeti, e më pas ia shtoni edhe një lugë mjaltë. Këtë përzierje ta konsumoni çdo orë, nga një lugë të madhe të supës.

(Kosova Sot Online)