Shurupi i bimës së dellit, efikas kundër sëmundjeve të mushkërive

  • A.P /
  • 27 August 2020 - 15:33
Shurupi i bimës së dellit, efikas kundër sëmundjeve të mushkërive

Delli (plantago major dhe plantago minor) është një bimë e çmueshme, e cila pa të drejtë është lënë pas dore dhe koha e të cilës tek duhet të vijë. Edhe pse shurupi i dellit ekziston me dekada, si shurup natyror kundër kollit, delli është treguar shumë efikas në kombinim me disa bimë të tjera. Në mjekësinë popullore, delli më së shpeshti përdoret për plagë dhe të thatë, si dhe për ënjtje dhe skuqje, derisa si shurup dhe çaj, delli përdoret për lehtësimin e kollitjes, për zbërthimin e këlbazës, kundër ulcerës në lukth dhe fshikë.

Dellin më së miri është që ta mblidhni gjatë pranverës dhe verës, me ç'rast gjethet e tij mund t'i qitni në sallata dhe të përgatitni lëng nga to. Në formë të shurupit u preferohet të sëmurëve nga mushkëritë. Në një enë me grykë të gjerë, me vëllim 5 litra, në fund qiten 2 deri 3 cm gjethe të dellit, mirë të grira, përmbi qitet 1 cm sheqer të vrugtë, e më pas ashtu vazhdohet deri në fund. Ena më pas lihet 3 muaj në dhe, me ç'rast formohet shurupi. 


(Kosova Sot Online)