Lexoni edhe:
Besiana: Me artistët më të mirë të kombit pata fatin të jem pjesë e pothuajse çdo manifestimi të mbajtur në Tuz
Matja dimërore e kohës ka mundësuar që të flemë një orë më gjatë. Për gjumashët ky është lajm i mirë, por, përveçse do të flemë më gjatë dhe do të kemi më shumë kohë për kafenë e mëngjesit, si ndikon e gjithë kjo në shëndetin e njeriut? Se kjo lidhje ekziston midis ndryshimit të matjes dhe të shëndetit e ka vërejtur edhe Hipokrati. Andaj, si ndikon kjo në organizmin e njeriut?
Shkencëtarët suedezë jo shumë moti kanë bërë me dije se me kalimin e matjes verore, nga matja dimërore, shtohet rreziku për sulm në zemër, derisa matja dimërore e kohës e zvogëlon këtë rrezik. Ekspertët nga instituti "Karolinska" në Stokholm kanë vërtetuar se sulmi në zemër, pas lëvizjes prapa të akrepave të orës, është ulur për 5 për qind. Lëvizja e akrepave prapa të orës e disponon shumëkënd. Marrë parasysh faktin se njerëzit do të flenë më shumë, njerëzit gjithsesi se do të jenë më të lumtur. Ndryshimi në kohë dëmshëm ndikon vetëm gjatë verës, pasi do të kemi më pak kohë për gjumë.
(Kosova Sot Online)