Vetitë shëruese të lakrave turshi

  • E.K /
  • 31 August 2020 - 11:37
Vetitë shëruese të lakrave turshi

Lakra tushi gjithmonë ka qenë e vlerësuar, sidomos si ilaç. Njerëzit e kanë shëruar diabetin, gishtin dhe infeksionet e ndryshme me lakër turshi.

ILAÇ PËR SISTEMIN TRETËS

Ajo me çka lakrat turshi dallojnë nga ato të freskëta janë bakteret e mira. Lakra turshi është ushqim i fermentuar dhe e pasur me kultura probiotike. Pikërisht kjo ndikon që lakrat turshi të shërojnë sëmundjet e shkaktuara nga çekuilibri florës së zorrës, sidomos pas terapisë me antibiotik apo kimioterapi.

SHËRON PLAGËT

Lakrat turshi përshpejtojnë shërimin e plagëve, por ndikojnë edhe te reuma dhe inflamacionet e venave. Po ashtu mund ta përdorni edhe në parandalimin e skuqjeve dhe të kruarat e lëkurës, që vijnë si pasojë e inflamacioneve alergjike, kafshimet nga insektet. Njerëzit që i konsumojnë shumë lakrat turshi janë më të fortë përballë sëmundjeve.

VETITË SHËRUESE TË LËNGUT TË LAKRAVE TURSHI

Shëllira (Rasoji) ka shumë efekte shëruese për shëndetin. Është e pasur me vitamina C, E, K dhe B, si dhe me vitaminën U, një ndër vitaminat më të rralla, e rëndësishme për shërimin e të thatit në lukth dhe zorrën dymbëdhjetëgishtore.

(Kosova Sot Online)