Për veshka të shëndetshme, dhe jo vetëm, konsumoni këto gjashtë ushqime

  • E.K /
  • 01 September 2020 - 14:25
Për veshka të shëndetshme, dhe jo vetëm, konsumoni këto gjashtë ushqime

Nëse keni probleme me veshkat,apo thjesht dëshironi ta ruani shëndetin në përgjithësi,përfshini këto ushqime në tryezën tuaj,të cilat janë të pasura me antioksidues dhe ruajnë shëndetin e veshkave.

SPECAT E KUQ

Kjo perime përmban shumë kalium, e gjellëve ju ofron aromë të këndshme si dhe shumë vitamina, A, C, B6, acid folik dhe fibra. Po ashtu, në speca të kuq gjendet likopeni, që ndikon si parandalues karshi disa llojeve të kancerit. LAKRA L akra është e pasur me fitokemikate që janë të rëndësishme në luftën kundër radikalëve të lirë, në parandalimin e kancerit dhe në parandalimin e sëmundjeve të zemrës.

QEPA

E dhe një përbërës i shpeshtë që është shumë i shëndetshëm. Qepa është e pasur me flavonoide, sidomos me kuercetinë. Flavonoidet janë substanca natyrale që parandalojnë grumbullimin e shtresave dhjamore në enët e gjakut. Po ashtu, kuercetina është antioksidues i fortë dhe ndikon kundër inflamacioneve. Qepa përmban shumë kalium dhe është e shëndetshme për veshkat.

MOLLËT

Një mollë në ditë me të vërtetë e bën çudinë për shëndetin. Është e pasur me fibra dhe me materie që kanë efekt kundër inflamacioneve, përderisa mollët kanë fuqinë të ndikojnë edhe kundër kolesterolit të keq, e përmirësojnë tretjen, mbrojnë nga sëmundjet e zemrës dhe zvogëlojnë rrezikun nga kanceri.

PESHKU

Edhe një tjetër super-ushqim që ka shumë efekte shëruese është burim i hatashëm për proteina dhe aminoacidet omega 3. Këto yndyra të shëndetshme na mbrojnë prej sëmundjeve të zemrës dhe kancerit. Po ashtu ndihmojnë në uljen e nivelit të lartë të koelsteolit të dëmshëm dhe e shtojnë nivelin e kolesterolit të dobishëm.

VAJI I ULLIRIT

Hulumtimet kanë treguar se personat në vendet ku më së shumti përdoret vaji i ullirit për ushqim janë më pak të rrezikuar nga kanceri dhe sëmundjet e ndryshme të zemrës. Kjo për faktin se vaji i ullirit përmban shumë acide të shëndetshme, antioksidues dhe polifenole.

(Kosova Sot Online)