Disa arsye pse duhet të konsumoni kivi

  • E.K /
  • 05 September 2020 - 12:05
Disa arsye pse duhet të konsumoni kivi

Është fakt se për nga sasia e fibrave natyrale kivi lë prapa mollën, me vitamina C portokallin, e në kategorinë pemëve të pasura me kalium e kalon edhe bananen. Ta konsumoni tani pasi e ka sezonin. Nëse konsumoni vetëm 2 kivi në ditë gjatë këtij sezoni, do ta ruani shëndetin tuaj, pasi ai ndihmon në ruajtjen e shëndetit të zemrës dhe sistemin e enëve të gjakut.

Kivi parandalon sulmin në tru, sëmundjet nga kanceri dhe shumë sëmundje të tjera të organeve të frymëmarrjes. Kivi është i dobishëm pasi zvogëlon nivelin e kolesteorlit të keq në gjak dhe e ul shtypjen e gjakut. Rezultatet e shumta kanë vërtetuar se si kivi e zvogëlon stresin dhe ndikon në ruajtjen e ADN-së. Kivi është përbërës i pashmangshëm në të gjitha programet ushqimore kundër kancerit, sëmundjet e zemrës, e përdoret edhe në mjekësinë kineze për përshpejtimin e shërimit të plagëve.

(Kosova Sot Online)