Probiotikët dhe prebiotikët për shëndet dhe imunitet të fortë

  • E.K /
  • 05 September 2020 - 12:24
Probiotikët dhe prebiotikët për shëndet dhe imunitet të fortë

Pothuajse rreth 80 për qind e imunitetit tonë "krijohet" në zorrë. Në mënyrë që të funksionojnë mirë nevojiten probiotikët, bakteret e mira që i hasim në mikroflorën e zorrëve dhe prebiotikët, karbohidratet komplekse që janë shumë të rëndësishme për probiotikët, që shërbejnë si ushqim dhe ndihmojnë në ekzistencën e tyre. Në vijim ju paraqesim ushqimet që janë burim për probiotikë dhe prebiotikë, që ndikojnë në imunitet dhe në gjendjen shëndetësore në përgjithësi

KIMÇI

Kimçi (lakra turshi nga Koreja) është e pasur me probiotikë, dhe këtë falë procesit gjatë fermentimit, e po ashtu mund ta zëvendësoni edhe me hudhër, pasi përdoret si erëz e rëndësishme me prebiotikë.

MISO

Miso është një erëz japoneze, që shfaqet me fermentimin e sojës, më së shpeshti përdoret në supë. Ndikon në përmirësimin e tretjes, rregullon shtypjen e gjakut, sidomos e ul shtypjen e lartë, si dhe qetëson proceset infektuese në organizëm.

KEFIRI

Kefiri te ne është më pak popullor, por konsiderohet si një "vëlla" i jogurtit me shumë probiotikë të rëndësishëm, që organizmit i sjellin kalcium, vitamina B12 dhe magnez.

JOGURTI

Jogurti gjithsesi është një nga burimet më të mira për probiotikë. Duhet përmendur se jo të gjitha llojet e jogurtit janë të ngjashëm, pasi jogurti i pasur me sheqer më shumë bën dëm se sa dobi.

ÇIÇOKA

Çiçoka është e pasur me insulinë, prebiotik shumë të rëndësishëm - në 100 gramë gjendet midis 11 deri 14 gramë, e krahas tij marrim edhe shumë kalium, si dhe acid folik, e po ashtu edhe vitamina C, B1 dhe B2.

QEPA

Qepa është e pasur me prebiotikë - si qepa e zakonshme po ashtu edhe qepa e kuqe, dhe preshi: insulina në qepë është e pranishme me 2 deri 6 për qind, 3 deri 10 për qind në presh dhe 9 deri 16 për qind në hudhër.

(Kosova Sot Online)