Humbja e shijes duket të jetë ndryshe nga ftohja dhe gripi, thonë studiuesit

  • E.K /
  • 07 September 2020 - 08:43
Humbja e shijes duket të jetë ndryshe nga ftohja dhe gripi, thonë studiuesit

Humbja e shijes është një nga simptomat e covid-19, e cila është unike dhe e ndryshme nga ajo që përjetohet nga ftohja dhe gripi, thonë studiuesit.

Humbja e shijes mund të jetë e papritur dhe e rëndë, sipas pacientëve me covid-19 shkruan BBC.

Kjo do të thotë se shqisa e nuhatjes së tyre nuk funksionin si më parë, pra pacientët me covid-19 nuk mund të bëjnë dallimin mes ushqimeve të hidhura dhe të ëmbla.

Ekspertët dyshojnë se kjo është për shkak se virusi prek qelizat nervore të përfshira drejtpërdrejt me ndjesinë e nuhatjes dhe shijes.

Nga studimi i realizuar nga profesor Carl Philpott nga Universiteti i Anglisë Lindore, ku përfshiu 30 vullnetarë: 10 me covid-19, 10 me ftohje dhe 10 njerëz të shëndetëshëm; humbja e shijes ishte më e theksuar tek pacientët me covid-19.Ata ishin më pak të aftë të identifikonin erërat dhe nuk ishin në gjendje të dallonin aspak shijet.

Shqisat e nuhatjes dhe shijes aktivizohen përsëri në momentin e rikuperimit, shtoi Philpott.

(Kosova Sot Online)