Ja pse mund të zgjoheni me dhimbje të kokës

  • E.K /
  • 11 September 2020 - 13:34
Ja pse mund të zgjoheni me dhimbje të kokës

Shpeshherë zgjoheni me dhimbje koke? Çfarë po ndodh? Këtu mund të bëhet fjalë për disa gjëra. Ndoshta gjumi jo i rehatshëm sjell dhimbjet e kokës. Pra, gjëja e parë dhe e vetme që ju mbetet është të kontrolloni nëse çfarëdo qoftë jua prish gjumin. Një nga fajtorët mund të jetë edhe apnea, gjendje kjo që karakterizohet me ndaljen e kohëpaskohshme të frymës, derisa jeni në gjumë. Trupi juaj zgjohet atëherë për të frymuar përsëri.

Ndoshta edhe nuk e kuptoni se kjo ndodh, por gërhitja e lartë mund të jetë një nga treguesit. Edhe kërcitja me dhëmbë derisa jeni në gjumë mund të shkaktojë dhimbje në muskujve e nofullës. Një dhimbje si kjo shkakton dhimbjet e kokës. Nëse vuani nga alergjitë, provoni të përdorni çarçafë kundër alergjive dhe sa më shpesh ëndërroni ato.

(Kosova Sot Online)