Rreziku kardiovaskular bie te pacientët me artrit reumatoid

  • E.K /
  • 11 September 2020 - 13:43
Rreziku kardiovaskular bie te pacientët me artrit reumatoid

Artriti reumatoid e dyfishon rrezikun për sëmundjet e zemrës, por ky rrezik duket të jetë në rënie, falë përpjekjeve për parandalimin e problemeve me zemër dhe diagnostikimi i hershëm, që ofron trajtim më të lehtë. Kjo, në bazë të ekspertëve, të cilët studimin e tyre e kanë prezantuar në takimin vjetor të "American College of Rheumatology", që u mbajt në San Francisko.

Inflamacionet dihet se kontribuojnë në dëmtimin e enëve të gjakut, dhe se është një nga faktorët e rrezikut për sëmundjet e zemrës. Pacientët me artritin reumatoid kanë shkallë më të lartë të inflamacioneve në përgjithësi, duke mos prekur jo vetëm nyjat, por edhe organet dhe indet e tjera. Artriti reumatoid ndërlidhet me inflamacionet që shkaktojnë tkurrjen e enëve të gjakut dhe formimin e pllakave, substancë e fortë e formuar nga kolesteroli, kalciumi dhe materiet e tjera, që mund ta bllokojnë qarkullimin e gjakut dhe reduktojnë atë.

(Kosova Sot Online)