Super-ushqimet, që mbajnë diabetin nën kontroll

  • E. /
  • 11 September 2020 - 14:06
Super-ushqimet, që mbajnë diabetin nën kontroll

Diabeti është një sëmundje, që gradualisht prek gjithë sistemin dhe pothuajse secilin organ në trupin e njeriut, përfshirë këtu veshkat, sytë, zemrën dhe shumë të tjera. Duke i kushtuar vëmendje ushqimit mund ta bëni dallimin e madh, nëse do ta zhvilloni sëmundjen dhe do t'i përjetoni pasojat. Disa ushqime mund ta kontrollojnë diabetin, duke stabilizuar apo duke ulur nivelin e sheqerit në gjak,

KANELLA

Disa komponentë në kanellë promovojnë glukozën në metabolizëm dhe reduktojnë kolesterolin. Studimet kanë treguar se personat me diabet, vetëm një gjysmë lugë kanellë pluhur në ditë mund ta shtojnë në masë të madhe nivelin e glukozës në gjak dhe ta shtojnë ndjeshmërinë e insulinës. Kanellën mund ta hidhni në kafe, bollgurin e mëngjesit, apo edhe mund të zieni çaj.

PATATET E ËMBLA

Patatet e ëmbla janë perime me nisheste dhe të pasura me antioksiduesit betakarotinë, vitamina A dhe C, kalium dhe fibra. Të gjitha këto ndihmojnë në kontrollimin e nivelit të sheqerit në gjak. Personat që vuajnë nga diabeti mund t'i përdorin patatet e ëmbla në vend të patateve të zakonshme. Provoni t'i gatuani me lëvore, sepse shumica e vlerave ushqyese janë ngjitur me lëvoren.

FASULET

Fasulet janë burim i mirë i fibrave dietale, dhe po ashtu të pasura me proteina, magnez dhe kalium. Të gjitha këto minerale janë shumë të rëndësishme për ata që vuajnë nga diabeti. Fasulet mund ta ngadalësojnë procesin e tretjes dhe ndihmojnë në mbajtjen stabil të nivelit të sheqerit në gjak pas shujtave. Fasulet mund t'i përdorni në shumë mënyra, duke i shtuar në sallatë e supë, apo si gjellë.

PERIMET ME GJETHE TË GJELBËR

Perimet me gjethe të gjelbër kanë shumë pak kalori dhe karbohidrate, si dhe një sasi të madhe me vitamina C, fibra të tretshme, magnez dhe shumë kalcium. Të gjitha këto nutriente ndihmojnë personat që vuajnë nga diabeti dhe kanë ndikim pozitiv në nivelin e sheqerit në gjak. Për të parandaluar diabetin, kujdesuni që çdo ditë të hani dy porcione me perimet me gjethe të gjelbër, spinaq, lakër jeshile, lakër të Brukselit.

FRUTAT E MALIT

Të gjitha llojet e frutave të malit janë të pasura me antioksidues, vitamina dhe fibra, që mund të ndihmojnë në kontrollin e nivelit të sheqerit në gjak, përderisa mbrojnë edhe kundër kancerit dhe sëmundjeve të zemrës. Frutat e malit janë një alternativë e shëndetshme, kur ndieni dëshirën për diçka të ëmbël.

PESHKU

Peshku është i pasur me aminoacide omega 3, që duhet të jetë një ushqim i duhur, nëse vuani nga diabeti. Peshku po ashtu është burim i mirë për proteina, si dhe një zëvendësim i mirë për mishin me shumë yndyrë. Përkujdesuni që mishin e peshkut ta hani së paku dy herë në javë. Peshku i ujërave të ftohta si salmoni, sardelet, harenga dhe tuna janë më të mirët për personat që vuajnë nga diabeti.

(Kosova Sot Online)