Lexoni edhe:
Dieta me limonë për pastrimin e organizmit: Humbni 10 kilogramë për vetëm 14 ditë
Gjëndra e vogël në formën e fluturës është midis pjesëve më të rëndësishme të anatomisë tonë. Është përgjegjëse për sekretimin e hormoneve që ndikojnë në gjithçka, nga oreksi e deri te temperatura jonë e trupit. Shumë njerëz thjesht jetojnë me problemet me gjëndrat tiroide e nuk janë të vetëdijshëm. Femrat pesë herë më shumë janë viktimë e këtyre problemeve në krahasim me meshkujt .
SIMPTOMAT E PUNËS SË DOBËT TË GJËNDRAVE TIROIDE
Ndjenja e lodhjes kronike; - lodhja kronike ose dhimbja në muskuj; - lëkura e thatë; - humbja e flokëve; - mbipesha dhe - kapsllëku.
Dieta me limonë për pastrimin e organizmit: Humbni 10 kilogramë për vetëm 14 ditëLexoni edhe:
SIMPTOMAT E PUNËS SË TEPËRT TË GJËNDRAVE TIROIDE
Sytë e fryrë; - ndjenja kronike e të nxehtit; - puna e përshpejtuar e zemrës; - nervozizmi; - problemet me të parit; - humbja në peshë; - djersitja e tepërt dhe duart e djersitura dhe - shkuarjet e shpeshta në tualet. Sasia e tepërt e hormoneve që sekreton gjëndra tiroide mundet të ndikojë në punën e zemrës dhe të shkaktojë sulm në kokë. Thënë shkurt, problemet me gjëndrat tiroide janë të paparashikueshme, ndërsa që diagnoza vështirë caktohet. Nëse edhe ju keni disa nga simptomat më lart, vizitoni mjekun sa më parë.
(Kosova Sot Online)