Ushqimet që luftojnë ftohjen sezonale

  • E.K /
  • 12 September 2020 - 11:44
Ushqimet që luftojnë ftohjen sezonale

Askush nuk është imun nga ftohjet sezonale.Janë rreth 200 lloje të viruseve që shkaktojnë ftohjen.Infeksionet së pari sulmojnë organet e sipërme respiratore,përfshirë këtu hundën dhe fytin.Para se të përcaktoheni për antibiotikë të ndryshëm, ju sugjerojmë t'i përdorni këto ilaçe natyrale,që ju mbrojnë nga ftohjet,pa shkaktuar asnjë dëm të vetëm anësor.

ÇAJI I GJELBËR

Çaji i gjelbër është i mbushur me antioksidues që luftojnë sëmundjet si dhe është i pasur me substanca kundër viruseve dhe baktereve që e luftojnë ftohjen. Në veçanti, një grup antioksiduesish, katehina, luftojnë viruset dhe ftohjet sezonale. Po ashtu, çaji i gjelbër e forcon sistemin imun. Kënaquni me dy gota çaj të gjelbër në ditë dhe luftoni ftohjet përmes tyre.

HUDHRA

Hudhra njihet për përbërësit e vet kundër viruseve dhe baktereve. Hudhra shumë vjet më parë është përdorur në luftimin e ftohjeve të zakonshme dhe simptomave të saj. Po ashtu, hudhra është një nga ushqimet që më së shumti forcon sistemin imun dhe lufton infeksionet. Hani një ose dy hudhra në ditë apo shtoni pak vaj të hudhrës në ushqimin tuaj dhe parandalojini ftohjet.

PORTOKAJTË

Portokajtë janë përplot me vitamina C dhe ndihmojnë në luftimin e llojeve të ndryshme të infeksioneve, përfshirë ftohjen e zakonshme. Vitamina C është antioksidues i fortë që ndihmon në forcimin e sistemit imun. Ndihmon edhe në prodhimin e qelizave të bardha të gjakut që luftojnë infeksionet. Pini një ose dy gota lëng portokalli në ditë për të parandaluar dhe për të luftuar infeksionet dhe për ta përmirësuar sistemin imun.

BORONICAT

Substanca e quajtur kurbetin, që është e pranishme në boronica, mund të ndihmojë në reduktimin e simptomave të ftohjes. Po ashtu, boronicat janë të mbushura me antioksidues të ndryshëm dhe nutriente, si vitaminat, që luftojnë sëmundjet. Boronicat e ngrira dhe të freskëta kanë vlerë të barabartë ushqyese, kështu që mund t'i përdorni për të luftuar ftohjet.

KËRPUDHAT

Në mjekësinë tradicionale kineze kërpudhat shpeshherë janë përdorur që ta luftojnë ftohjen dhe llojet e tjera të infeksioneve virale. Kërpudhat shtojnë prodhimin e citokinës, që ndikon për t'i luftuar infeksionet. Kërpudhat njihen për përbërësit e vet të fortë kundër viruseve dhe baktereve. Kërpudhat mund t'i shtoni në sallatë, supë, gjellë.

JOGURTI

E kzistojnë rreth 10 trilionë baktere që jetojnë në traktin tonë gastrointestinal e që janë esencialë për shëndetin në përgjithësi. Është me rëndësi ta dini se më shumë ka të dobishme. Mund ta shtoni numrin e tyre duke konsumuar jogurtin probiotik. Po ashtu, jogurti ndikon në forcimin e sistemit tuaj imun dhe i ndihmon trupit që në mënyrë krejt natyrale t'i luftojë ftohjet sezonale.

(Kosova Sot Online)